Site icon Telegrafi

Di Francesco: Bëra zgjedhjet e gabuara

Roma ka pësuar humbjen e parë në Serie A në javën e tretë.

Giallorosët në derbin ndaj Milanit pësuan 2-1, ku po vinin pas një fitore dhe një barazimi.

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco vendosi të bëjë ndryshime në formacion, duke luajtur me tre mbrojtja dhe me dy sulmuesit di Schick dhe Dzeko.

Pas ndeshjes, italiani e ka pranuar se ka bërë zgjedhje të gabuara.

(Foto: Getty Images)

“Doja të kisha një sulm fizik me Schick dhe Dzeko dhe Under ta aktivizoja në pjesën e dytë”.

“E pranoj se kam zgjedhur formacionin e gabuar dhe bëra zgjedhje të gabuara”, tha Di Francesco.

Krejt në fund, tekniku italian tha se lojtarët i tij po iu lejon kundërshtarëve shumë hapësira.

Në ndeshjen e ardhshme, Roma do të jetë nikoqire e Chievos në Olimpico. /Telegrafi/

Exit mobile version