Telegrafi

Dhuruesit më të pakërkuar të spermës

Për shkak të kërkesave të vogla, banka “Cyros” ka ndërprerë pranimin e spermës nga donorët flokëkuqë.

Drejtori i “Cyros”, Ole Schou, e ka bërë të qartë se njerëzit nuk duan fëmijë me flokë të kuqe, ndërsa kërkesat janë vetëm në rastet kur ndonjë nënë i preferon në veçanti fëmijët me flokë të kuqe.

Disa nga predispozitat tjera fizike që më së shumti kërkohen në rast të zgjedhjes së spermës kanë të bëjnë me gjatësinë, peshën dhe ngjyrën e syve. /Telegrafi/