Rezultatet kanë treguar se dhuruesit e gjakut të moshave 16 dhe 17-vjeçare ishin tri herë më të prirë për të vuajtur nga komplikimet të cilat janë në lidhje me dhurimin e gjakut, në krahasim me dhuruesit të cilët janë mbi 20 vjeç.
Studiuesit thonë se nevoja e madhe për gjak dhe kufizimi i personave të cilët dhurojnë gjak, ka bërë që qendrat e ndryshme të rekrutojnë më shumë dhurues të gjakut duke pranuar edhe të rinj të moshave nga 16 vjeç e sipër.
Shumica e shteteve i lejojnë të rinjtë nga mosha 17-vjeçare të japin gjak pa pëlqimin e prindërve, derisa 22 shtete në SHBA pranojnë edhe gjakun e 16-vjeçarëve, por me pëlqimin e prindërve.
Megjithatë shkencëtarët nga ky studim i fundit sugjerojnë se gjatë kohës së rekrutimit të dhuruesve të rinj të gjakut, duhet të kihet parasysh siguria e dhuruesit.