Site icon Telegrafi

Dhuron spektakël, vallëzon dhe përgatit pasta

Një grua duke dashur të promovoj ushqimin aziatik kishte dalë në një treg me një tenxhere gjigante të mbushur me pasta, të cilën e sillte rreth kokës derisa vallëzonte – duke mos e derdhur as edhe një pikë nga ushqimi në tokë.

Pamjet e këtij momentin janë bërë virale, ku shihet kjo kuzhiniere duke kërcyer nën tingujt e këngës “Gangam Style”, transmeton Telegrafi.

Është interesant se si kjo grua kishte tërhequr vëmendjen e turmës, që ishin mbledhur rreth saj për të ndjekur nga afër lëvizjet e saj dhe aftësitë e jashtëzakonshme për të përgatitur ushqimin duke vallëzuar.

Ajo madje në një moment tenxheren e sill rreth kokës sikur të mos kishte pasur asgjë në të, e ky veprim i saj është duartrokitur nga shumë që e kanë cilësuar si artiste të vërtetë. /Telegrafi/

Exit mobile version