Korporata Rugove, edhe këtë vit, duke vënë në dukje rëndësinë që ka plotësimi i nevojave për gjak, të mërkurën, në zyrat qendrore të Korporatës Rugove, bashkë me ekipin e Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut (QKKTGJ), organizuan një seancë të dhurimit të gjakut.
Në këtë aktivitet, që ishte një zgjedhje e lirë, u përfshinë të gjithë punonjësit e korporatës.
Dhurimi i gjakut është një akt vullnetar për secilin. Gjaku nuk mund të prodhohet në laborator, prandaj burimi i vetëm është dhurimi i tij.
Duke qenë të vetëdijshëm për nevojat e mëdha të gjakut në Kosovë, Korporata Rugove fton të gjithë ata që janë të gatshëm, që të përcjellin këtë iniciativë, pasi që dhurimi i gjakut mund të jetë dhurata më e çmuar që mund të keni bërë ndonjëherë.
Ky është viti i tretë me radhë, që Rugove organizon këtë iniciativë.