Atalanta e ka konfirmuar lajmin se trajneri i tyre Gian Piero Gasperini e ka vazhduar kontratën edhe për tri vite të tjera.
Trajneri 59-vjeçar e dërgoi skuadrën drejt pozitës së pestë në kampionat duke lënë pas skuadra të mëdha si Milan dhe Inter.
Ai pritet të luajë në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm.
Trajneri u shpreh i lumtur pas rinimit deri në vitin 2020.
“Është ditë historike për Atalantan. Jam shumë i lumtur që konfirmojë rinovimin e kontratës me klubi. Nuk kam pasur asnjë dyshim”.
“Jam shumë i lumtur, dhe ndjehem me fat që presidenti nënshkroi me mua sezonin e shkuar. Shpresoj që të kryej një punë të mirë, presidenti beson në mua”, ka thënë Gasperini. /Telegrafi/