Site icon Telegrafi

Dhurohet makina e analizatorit të gazit në Repartin e Neonatologjisë në Gjakovë

Sot, Aksioni për Nëna dhe Fëmijë bashkë me organizatorët e “Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët” dorëzuan makinën e analizatorti të gazit – GEM 3000 për repartin e neonatologjisë në Gjakovë- aparat ky esencial për matjen e nivelit të oksigjenit dhe dioksid karbonit tek ato foshnje që kanë vështirësi me frymëmarrje dhe është thelbësore në diagnostikimin e hershëm nëse foshnja duhet të dërgohet për trajtim të specializuar në kujdes të tretë (terciar).

“Është kënaqësi të bëjmë dorëzimin e makinës se analizatorit të gazit në repartin e neonatologjisë në Gjakovë i cili do të përmirësojë efikasitetin dhe shërbimin e Klinikës ndaj shëndetit të foshnjeve. Jemi të lumtur që si organizatë po kemi mundësi të kontribojmë në përmisimin dhe zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohet kjo Klinikë ” u shpreh Erisa Jakupi, zyrtare për marrëdhënie me publikun në Aksionin për Nëna dhe Fëmijë.

Ky aparat u sigurua nga fondet e ngritura nga turneu vendor “Çiklizmit rreth Kosovës për Fëmijët” e cila është një ngjarje bamirëse vjetore e çiklistëve vendor për të ngritur fonde për fondacionin humanitar Aksioni për Nëna dhe Fëmijë. Këtë vit “Çiklizmit rreth Kosovës për Fëmijët” përfundoi me sukses për të pestin vit me radhë ku morën pjesë rreth 30 çiklistë në rrugëtimin 4-ditor dhe u siguruan rreth 7000 Euro përmes kontributeve të kompanive dhe individëve, dhe përmes fushatave online.

Jemi shumë mirënjohës për donacionin e dhënë nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë se bashku me ekipën e ‘Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët’ për repartin e neonatologjisë në Spitalin Rajonal ‘Isa Grezda’ në Gjakovë, donacion ky i cili ka qene mjaftë i nevojshëm për ne. Po shpresojmë për një bashkëpunim afatgjatë me organizatën pasi të gjithë po punojmë për një mision -përmisimin e jetëve të nënave dhe fëmijëve”, theksoi për fund Dr. Diana Dafota, nga Klinika e Neonatologjisë në Gjakovë. /Telegrafi/

Exit mobile version