Telegrafi

Dhurohet gjak në Ditën e Dëshmorëve

Në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës, në sheshin Zahir Pajaziti po zhvillohet aktiviteti humanitar i dhurimit të gjakut.

Fadil Mahmuti, menaxher për marketing dhe informim pranë Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut, tha për Kosova Press se ky aktivitet ka filluar në orën 10:00, dhe do të qëndrojë pranë sheshit “ Zahir Pajaziti”, për aq sa do të ketë interesim të qytetarëve për të dhuruar gjak.

“Deri më tani kanë dhuruar gjak një numër i konsiderueshëm jo vetëm pjesëtarë të UÇK-së, por edhe qytetarë të cilët dëshirojnë të dhurojnë gjak, se me të vërtetë ka nevojë. Ky aktivitet po thuajse po e bëjmë për të dhjetën herë radhazi”, tha ai.