Telegrafi

Dhurohet banesa për ish-ushtarin e UÇK-së Aldaid Haziraj

Aldaid Haziraj është operuar 11 herë dhe deri më tani ka qenë pa kulm mbi kokë.

Ish-ushtari i UÇK-së, Aldaid Haziraj është plagosur rëndë në luftë.

Pos problemeve të rënda shëndetësore, Haziraj është përballur edhe problemin e banimit.

Mirëpo falë iniciativës së Fondacionit Humanitar “Avni Hyseni”, me ndihmën e bamirësve ish ushtari i UÇK-së është bërë me banes.

Lexo po ashtu Rast i rëndë në Istog, ish-ushtari i UÇK-së që ka humbur njërën këmbë, rrezikon të mbetet në qiell të hapur

Aldaid Haziraj kishte shitur gjithçka që ka pasur, por pas 11 operimeve mjekët në QKUK janë detyruar t’ia këpusin këmbën e djathtë për shkak të një infeksioni.

Bamirës, ju që besuat te iniciativa humane edhe në rastin e familjes Haziraj nga Komuna e Istogut, sot bashkërisht po e gëzojmë ketë familje. Zoti ju gazoftë secilin prej jush”, thuhet në njoftimin e Fondacionit “Avni Hyseni”.

Haziraj thotë se çdo ditë ka nevojë të merr deri në 20 doza të morfinës për shkak të dhimbjeve të mëdha./Telegrafi/