Aldaid Haziraj është operuar 11 herë dhe deri më tani ka qenë pa kulm mbi kokë.
Ish-ushtari i UÇK-së, Aldaid Haziraj është plagosur rëndë në luftë.
Pos problemeve të rënda shëndetësore, Haziraj është përballur edhe problemin e banimit.
Mirëpo falë iniciativës së Fondacionit Humanitar “Avni Hyseni”, me ndihmën e bamirësve ish ushtari i UÇK-së është bërë me banes.
Aldaid Haziraj kishte shitur gjithçka që ka pasur, por pas 11 operimeve mjekët në QKUK janë detyruar t’ia këpusin këmbën e djathtë për shkak të një infeksioni.
Bamirës, ju që besuat te iniciativa humane edhe në rastin e familjes Haziraj nga Komuna e Istogut, sot bashkërisht po e gëzojmë ketë familje. Zoti ju gazoftë secilin prej jush”, thuhet në njoftimin e Fondacionit “Avni Hyseni”.
Haziraj thotë se çdo ditë ka nevojë të merr deri në 20 doza të morfinës për shkak të dhimbjeve të mëdha./Telegrafi/