39 fëmijëve pa prindër nga Kërçova dhe rrethina, sot u janë dhuruar biçikleta në hapësirat e organizatës humanitare “Kalliri i mirësisë” në Kërçovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Biçikletat janë donacion i agjencisë qeveritare pët bashkëpunim dhe koordinim TIKA.
Në organizatën humanitare “Kalliri i mirësisë” janë regjistruar 62 fëmijë pa prindër, të cilëve siç thotë kryetari Qamil Rushiti, çdo muaj mundohen tu sigurojnë nga 2000 denarë fëmijëve përmes donacioneve të ndryshme./Telegrafi/