Site icon Telegrafi

Dhurohen 500 pako ndihma në xhaminë “Pavarësia” në Prishtinë

Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, në xhaminë “Pavarësia”, në Prishtinë shoqata “Bereqeti”, sot bëri shpërndarjen e 500 pakove ushqimore.

Donator i këtyre ndihmave ishte Halil Muja, i cili për vite me radhë, tashmë për disa vite me radhë bën dhurimin e ndihmave për qytetarët në nevojë.

Imami i xhamisë “Pavarësia”, Nexhmi Hoxha, përfaqësues i shoqatës “Bereqeti” në Prishtinë, në fjalën e tij, mes tjerash tha se kjo familje kontribuon vazhdimisht për t’i dalë në ndihmë familjeve në nevojë.

Vlen të përmendet se pakot ushqimore ishin në vlerë të 50 eurove. Po ashtu, nesër kjo shoqatë, me ndihmën e firmës “Maqani”, do të bëj shpërndarjen e edhe të 500 pakove tjera./Telegrafi/

Exit mobile version