Telegrafi

Dhuratën eksplicite që ia dërgoi kolegia, e pranoi e turpëruar nga xhaxhai postier (Foto)

Georgia Mellor nga Cheshire e Anglisë, ka pranuar një dhuratë eksplicite në paketim të tejdukshëm, nga xhaxhai saj që është postier.

Adoleshentes 19-vjeçare, ia kishte dërguar kolegia një lodër të vogël që ngjan me organin gjenital mashkullor, paketimi i së cilës është dëmtuar dhe është zëvendësuar me qese najloni, transmeton Telegrafi.

Dhurata nga kolegia

“U skuqa kur atë ma dorëzoi xhaxhai im, bëhesha sikur nuk po di se çfarë po shoh”, ka thënë Mellor lidhur me rastin.

Për më keq, pranë saj kanë shkuar shumë familjarë, të cilët ishin mbledhur për t’ia festuar vëllait të saj 13 vjetorin e lindjes dhe të gjithë e panë dhuratën e pazakontë. /Telegrafi/