Telegrafi

Dhuratë nga i dashuri: Zmadhimin e gjoksit!

Protagonistja e edicionit të fundit të “Big Brother”, duket se nuk ka qenë aspak e kënaqur me gjoksin e saj, dhe ka pak kohë që ka bërë një ndërhyrje kirurgjike për ta zmadhuar atë – shkruan Panorama.

Ajo ka shkuar drejt Selanikut në një nga klinikat atje për të realizuar operacionin, të cilin e ka bërë me shumë dëshirë për një pamje akoma më atraktive dhe më tërheqëse. I gjithë operacioni i gjoksit dhe vendosja e implanteve ka kushtuar diku rreth 4.000 euro.

Këtë zmadhim të gjoksit Genta e ka pasur si dhuratë nga i dashuri i saj për këtë vit. /Telegrafi/