Telegrafi

Dhuratë e “veçantë” për miqtë tuaj, që gjithmonë duan gjysmë gote verë (Foto)

Woman holding gift box, cropped

Të gjithë e kemi një mik që e pi verën vetëm për të treguar klasë, pa e pëlqyer aspak shijen që ka. Mirëpo, ka të tillë që gjithmonë janë në dietë dhe nuk duan të pinë më shumë sesa gjysmë gote, transmeton Telegrafi.

Për këto raste ka menduar një kompani nga Shtetet e Bashkuara, që ka nxjerr në shitje ‘gjysmë gotën’, në të cilën mund të zbrazet vetëm gjysma e sasisë së zakonshme. Në këtë formë, mund të sillet lëngu nëpër enën e qelqit, ndërsa nuk ka nevojë të pihet aq shumë.

“E përkryer për miqtë e mi, që pinë verë vetëm në restorante, ndërsa kur shkojmë në kafene, nuk ndalojnë së piri birra nga shishja”, është komentuar ky produkt që mund të blihet nga interneti për dhjetë euro. /Telegrafi/