Telegrafi

Dhuratë e pazakontë për futbollistët nigerianë

Shoqata e Prostitutave të Nigerisë ka njoftuar se lojtarët e kombëtares nigeriane do të kenë një javë seks falas nëse e fitojnë Kupën e Kombeve të Afrikës.

Aktualisht, Nigeria, e cila e ka fituar dy herë këtë garë (1980 dhe 1994), është kualifikuar në finale pas fitores prej 4-1 kundër Malit.

Sekretarja e përgjithshme e grupimit të prostitutave ka thënë se kjo iniciativë ka si qëllim mbështetjen e kombëtares dhe motivimin e mëtejshëm të futbollistëve, ndërsa efekti u vërejt që në ndeshjen kundër Malit. /Telegrafi/