Vjehrrës po i afrohej ditëlindja. Pasi mendoi gjatë dhëndëri ia bleu asaj hapësirën për varr.
Vjehrra mbeti e kënaqur, ia hoqi një gajle të madhe. Vjen ditëlindja tjetër. Pasi mendoi gjatë, dhëndëri nuk i bleu asgjë. Vjehrra e lënduar e pyeti:
“Si është e mundur dhëndër vjet ishe dorëlirë, ndërsa sivjet asgjë?”
“Po çfarë të duhet dhurata, ti as dhuratën e vitit të kaluar nuk e ke shpenzuar!”