Telegrafi

Dhurata zbulon datën e publikimit të “Numrit të ri” (Video)

Dhurata Dora ka realizuar projektin e saj më të ri muzikor.

Këngëtarja e njohur tashmë e ka realizuar videoklipin, për të cilin është kujdesur produksioni “Max Production” dhe sipas pamjeve të para të publikuara në rrjetet sociale, ajo do të mahnis me pamjen e saj në video, transmeton Telegrafi.

Dhurata ka zbuluar se tashmë çdo gjë është finalizuar rreth këtij projekti dhe gati për publikim pritet të jetë të premten.

“Zoom zoom” mban titullin kënga e saj e fundit në bashkëpunim me reperin Vig Poppa, të cilën e sollën vetëm në versionin audio./Telegrafi/.

https://www.youtube.com/watch?v=wGr1hGDmDeY