Dhurata Ahmetaj, e cila dikur krahasohej edhe me të madhen e shoubizit botëror, Jennifer Lopez, ka realizuar një set të ri fotografik.
Këngëtarja e njohur, e cila në mars ka lansuar projektin e saj të fundit muzikor, baladën “Jam pa ty”, tani është bashkuar me rrjetin e studiove të bukurisë, “Passion”, dhe ka sjell disa fotografi të bukura të realizuara nga fotografi Endrit Mërtiri.
Veç saj, në këtë set fotografik kanë marrë pjesë edhe dy bukuroshe tjera, Ira Asllani dhe Vita Rexhepi, për stilin e të cilave është përkujdesur Drenusha Xharra.