Telegrafi

Dhurata unike e Cardi B për ditëlindjen e bashkëshortit: Gjysmë milioni dollarë në para të thata

(Foto: Getty Images/Guliver/Instagram/iamcardib)

Reperja dhe aktorja, Cardi B, ka vendosur t’i bëjë një dhuratë unike bashkëshortit të saj për ditëlindjen e 28-të.

Në mungesë të ideve se çfarë t’i blinte reperit Offset, ajo vendosi t’ia dhuronte gjysmë milioni dollarë.

Paratë i kishte vendosur në një frigorifer, ku i kishte renditur 5.000 kartëmonedha 100 dollarëshe.

Më pas e ka xhiruar bashkëshortin e saj duke i nxjerrë paratë nga frigoriferi dhe videon e ka publikuar në profilin e saj në Instagram.

“Ke shumë automjete, stoli, këpucë… Çfarë tjetër mund t’i dhuroj dikujt që tashmë i ka të gjitha?”, dëgjohet duke thënë reperja në xhirimin e publikuar. /Telegrafi/