Gëzohen shqiptarët për një "dhurate" që e kishin pranë e në prehër dembabadem. Urojnë e puthin njëri-tjetrin shqiptarët për fitoren që e kishin luftuar dhe bojkotuar herë pas here, e me dekada të tëra, Shpresojnë shqiptarët në "diçka", që e mendojnë dhe e parafytyrojnë si diçka mitike, e jashtëzakonshme dhe e plotfuqishme!
Shqiptarë, kudo që jemi, ne Evropën këtu e kemi, fare pranë nesh, tek neve, mishëruar me ne; Evropën nuk na e fali askush si "dhurate", atë e kemi në mesin tonë.
Shqipëria dhe shqiptarët të europianizojnë vendin e tyre, ta luftojnë vrapin pas pasurisë materiale e të shpejtë.
Tani, në këtë çast, të mos "dehemi" nga lajmi, e mos të shohim shumë televizor. Shqiptarët duhet të punojnë të ribashkohen, në politikë, ekonomi, e kulturë. Vetëm me vlera e me dinjitet ky lajm bëhet realitet.
Tek e fundit shqiptarët i dhanë Evropës burra e gra me zë, e humanë. Pse mos "ta pranoj" Evropa fëmijën e saj më të vyeshëm, më punëtorë e më të padjallëzuar? Pse mos "ta pranojë" Evropa fëmijën e sajë që kurrën e kurrës nuk ngacmoi e nuk i goditi motrat e vëllezërit e lazdranë e çapkënë?
As edhe një herë dhe askënd shqiptarët nuk e sulmuan dhe nuk e pushtuan. Ishim dhe do mbetemi evropianë, krenarë e bujarë.
Evropa e Bashkuar me Shqipëri të Bashkuar: Kjo ka domethënie. E kjo është "dhurata" që ne do t’i japim Evropes së Bashkuar!
Urime Nënë që pranove në gjirin tënd fëmijën më fisnik, të braktisur e tragjik!