Telegrafi

“Dhurata speciale” për burrin, nga gruaja e tradhtuar

Pasi Amanda Chatel, e kuptoi se burri saj është duke e tradhtuar me një vajzë sa gjysma e moshës së tij, ajo shfrytëzoi rrjetin social që t’i tregojë botës për mllefin e saj.

Por, kjo sikur nuk i mjaftoi gruas 35-vjeçare, që merret me shkrime. Në internet ajo ka kërkuar edhe një mundësi, se “si t’ia prish ditën burrit të saj”, transmeton Telegrafi.

Gjatë hulumtimin, ajo e ka gjetur ueb-faqen ShitExpress, të cilët shpërndajnë bajga kali në kuti plastike.

Burrin 48-vjeçar, i cili kishte aferë me një vajzë 20 vjet më të re, i ka mbërritur në shtëpi “dhurata”.

“Kjo është ajo që meriton burri im dhe jam i kënaqur që gjeta një dhuratë për shijen e tij”, ka thënë Chatel për dërgesën e kërkuar. /Telegrafi/