Site icon Telegrafi

Dhurata speciale për blerësit e Bentley Mulsanne që vjen nga një edicion i limituar

Me këtë veturë ekskluzive, vjen edhe një dhuratë shumë speciale

Bentley po e shënon 100 vjetorin e themelimit dhe për të festuar sa më mirë, ka krijuar një edicion të limituar të sedanit Mulsanne, transmeton Telegrafi.

Kjo veturë luksoze është quajtur Mulsanne W.O Special Edition, për nderë të limuzinës që e shfrytëzonte vet Walter Owen Bentley. Vetëm 100 Bentley të tillë do të ndërtohen dhe do të kenë ngjyrën e njëjtë në enterier si dhe në rrota, derisa do të kenë edhe një kabinet pijesh në brendi.

Të pasurit e një veture nga një edicion i limituar, nuk është e tëra që mund t’i kënaqë disa blerës të pasur, andaj Bentley ka krijuar edhe një dhuratë speciale, që vjen me kutinë e çelësave.

Në secilën kuti çelësash, do të jetë imitimi në përmasa 1:18 e modelit origjinal Mulsanne të prodhuar më 1930. Brenda kutisë së veçantë, janë edhe tre çelësa dhe broshura me fotografitë e këtij modeli klasik, që nuk janë parë më herët.

Mirëpo, nuk janë bërë të ditura detajet, se si do të jetë vet makina Bentley Mulsanne, që ka dukje shumë të mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version