Telegrafi

Dhurata publikon këngë verore, të huazuar?

Kënga e realizuar me videokip të ASHA-s dhe në muzikë të Blero Ent., është një projekt veror, që synon të prek majat në skenën muzikore shqiptare.

Por, “Prekja Jote” ka shumë ngjashmëri me një këngë tashmë të njohur ndërkombëtarisht dhe e cila mban firmën e Alexunder Base ft. Lys me titull “Drums”.

Si do që të jetë, “Prekja Jote” e kthen Dhuratën tejet atraktive në videoklipin e ri dhe i cili në orët e para të lansimit është pëlqyer nga publiku. /Telegrafi/