Modelja e njohur shqiptare, Dhurata Lipovica, është shumë e pëlqyer për dukjen e saj.
Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.
Së fundmi, Lipovica ka ndarë me ndjekësit disa fotografi mjaft provokuese, të realizuara para aparatit fotografik të Arton Humollit.
Me një prapavijë të kaltër, Dhurata dukej mjaft atraktive teksa vinte në pah linjat e saj trupore.
Ajo ka promovuar produktet më të reja kozmetike të artistes së makijazhit, Sellma Kasumoviç, ndërsa ka bërë që e gjithë vëmendja e fansave të kthehet nga ajo.
Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për këto fotografi artistike. /Telegrafi/