Aktori i njohur shqiptar, Fisnik Ademi, feston sot (e mërkurë) ditëlindjen e tij të 38-të.
Me këtë rast, ai ka pranuar urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e tij.
Për një nga urimet më speciale është kujdesur bashkëshortja e tij, modelja e njohur Dhurata Lipovica.
Ajo ka publikuar një kolazh fotografish shumë të ëmbla të realizuara pranë bashkëshortit të saj, të cilat i ka publikuar në rrjetet sociale Instagram dhe Facebook.
“Urime ditëlindja për shokun tim të jetës, të paqim gjithmonë unë, Blini dhe Liri”, kanë qenë fjalët e modeles Lipovica në postimin dedikuar burrit të saj.
Çifti përndryshe janë prindër të dy fëmijëve dhe jetojnë prej vitesh së bashku në Prishtinë. /Telegrafi/