“Numrin e ri” titullohet kënga e re e publikuar nga Dhurata Dora.
Këngëtarja shihet mjaft seksi në këtë videoklip.
Por, ajo që zgjon kërshëri është teksti i këngës së re.
Kohë më parë u raportuar se Dhurata është ndarë nga i dashuri i saj, Masar Shehu.
Ata kurrë nuk folën për arsyet e ndarjes, ani pse Dhurata vazhdon karrierën e saj, por kjo e fundit duket se nuk po mund ta harrojë ish-të dashurin nga Rahoveci.
Në bazë të tekstit të këngës, Dhurata shfaq një lloj nostalgjie për dashurinë e saj të vjetër, në një moment kur ajo ende nuk ka konfirmuar nëse është në dashuri apo jo. /Telegrafi/
Numrin e ri, jo nuk ta dho
Venet ku rri mos hajde ti mo
Nese msheh nrrug, drejtimin ndrro
Rrugen e njejt nuk e kena mo
Femnen e re, e kishe bo
E kishe bo ama spo vyke gjo
E aromen tem ski me ni ski me ni ski me ni mo
Te un sbon mo pjese kqyr niher cka ke shti n’mes nesh
Se e vetmja shpres iki kur ike ti (2x)
Se zemren ta kom fal
Ta kom fal ta kom fal
E ti e more djal
More djal more djal
What u want, what u want, what you wanna do now? (2x)
Cka po thu tash, cka po thu tash
Let it go let it go se ka kalu tash
Cka po thu tash? Ski cka thu tash
Let it go let it go let it go