Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e 9 vjetorit të Pavarësisë.
“Në këtë përvjetor të shpalljes së Pavarësisë, përgëzoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, në veçanti, shpreh respektin tim të thellë ndaj të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë tonë. Po ashtu, në këtë ditë feste, përgëzoj gjithë personelin e Ministrisë së Drejtësisë për angazhimin maksimal dhe fuqizimin e sundimit të ligjit”, ka thënë Hoxha.
Ajo ka theksuar se edhe në këtë përvjetor, shprehim përkushtimin tonë të sinqertë për procesin euro-integrues, duke qenë të bindur se kjo është e vetmja rrugë që siguron të ardhme me dinjitet, për neve dhe fëmijët tanë./Telegrafi/