Sot po zhvillohet dita e pestë e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.
Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Dhurata Hoxha, së bashku me bashkëpunëtorë kanë takuar banorët e fshatit Rekë në Mitrovicë.
Sipas Hoxhës, ky takim rikonfirmoi mobilizimin që deri më sot nuk ka ngjarë në Mitrovicë.
Kujtojmë që Hoxha mban numrin 27 në këto zgjedhje në listën e Partisë Demokratike të Kosovës.
“Takimi me qytetarët e Rekës, në Mitrovicë, rikonfirmon mobilizimin që deri më sot nuk ka ngjarë në komunën e Mitrovicës. Gjithpërfshirja në proces është faktori qenësor për fitoren tonë, më 6 tetor. Gratë dhe rinia janë vlerë e shtuar e jona”.
Ndërtojmë të ardhmen, për Ty dhe Shtetin!
#PDK112
#KadriVeseli1
#DhurataHoxha27