Telegrafi

Dhurata Hoxha largon nga Kodi Penal dy nenet e kontestuara

Kjo javë është përshkuar me debate të shumta rreth draftit të ndryshimit të Kodit Penal të Kosovës. Ky debat është zhvilluar më shumë rreth dy neneve të këtij drafti, nenit që i referohet Shpifjes ndaj Shtetit dhe Simboleve të Shtetit dhe nenit tjetër – Shpifja ndaj Organeve Kushtetuese.

Pas këtyre debateve, lajmi.net merr vesh nga burime të sigurta brenda Ministrisë së Drejtësisë së ministrja, Dhurata Hoxha ka urdhëruar largimin e këtyre dy neve nga drafti për plotësim/ndryshimin e Kodit Penal.

“Dy nenet e kontestuara janë përfshirë në draft me qëllim të hapjes së debatit në shoqërinë e kosovare, mirëpo kjo nuk do të thoshte që me automatizëm do të përfshihen në Kodin e ri”, kanë thënë burimet brenda Ministrisë së Drejtësisë.