Telegrafi

Dhurata Hoxha flet për kriterin tjetër për liberalizimin e vizave: Janë ngritur 30 aktakuza, janë përmbyllur 7 raste

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ka theksuar se Kosova është duke punuar shumë në plotësimin e kriterit të dytë për liberalizimin e vizave, që është luftimi i korrupsionit.

Hoxha në një konferencë për media ka theksuar se në kuadër të ekipit të përbashkët të luftimit të krimeve serioze, në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, janë shenjëzuar 39 raste, ku janë ngritur 30 aktakuza dhe që 7 prej tyre janë përmbyllur si raste.

“Kriteri i luftës kundër krimit dhe korrupsionit duhet të vazhdojë dhe të jemi të pakompormis, që t’iu mundësojmë qytetarëve lëvizjen e lirë”, ka shtuar Hoxha.

Sipas saj, duke u bazuar në eksperiencën e vendeve tjera, pritet që të kalojnë 6 muaj nga momenti i vendimit për liberalizimin e vizave, kur pritet të hyjë në fuqi ky vendim. /Telegrafi/