Site icon Telegrafi

Dhurata Hoxha flet pasi Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj saj për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Foto: Arkiv

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka reaguar pasi Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj saj për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Hoxha në një deklaratë të dhënë për Telegrafin, pohoi se ndjehet plotësisht e pafajshme për këtë aktakuzë.

“Nuk jam informuar për këtë aktakuzë, tash e pashë në media. Jam plotësisht e pafajshme dhe është jo profesionale që Prokuroria me ra nën ndikimin e gazetares Jeta Xharra për me ngrit padi. Procedurat e prokurorimit janë transparente, shpresoj që gjyqësori të jetë i pavarur”, deklaroi Hoxha për Telegrafin.

Ndryshe, Prokuroria Speciale sot ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë pran gjykatës Themelore në Prishtinë –Departamenti Special, kundër pesë personave për keqpërdorim të autoritetit zyrtar.

Lexo po ashtu Aktakuzë ndaj ish-ministres Dhurata Hoxha dhe katër të tjerëve për keqpërdorim të autoritetit zyrtar

Pjesë e kësaj aktakuze është ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, sekretari i asaj kohe në këtë ministri, Demush Shasha, zyrtari Nuhi Osmani dhe dy të tjerë.

Prokuroria Speciale njofton se e pandehura Dhurata Hoxha akuzohet se në vazhdimësi ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me nenin 77 paragrafi 1 të KPRK-së. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version