Site icon Telegrafi

Dhurata Hoxha: Arrestimi i Nehat Thaçit, joligjor

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka thënë se akuza ndaj Nehat Thaçit daton që nga viti 2010.

Ajo ka theksuar se i kanë dërguar notë formale Serbisë për lirimin e menjëhershëm të Nehat Thaçi.

“Kemi kërkuar na Ministria e Drejtësisë së Serbisë që të bartë lëndën në Ministrinë e Drejtësisë në Kosovë, dhe se ligjet e Kosovës do të merren nëse ka dëshmi se ka kryer ndonjë vepër penale”, ka thënë Hoxha.

Ministrja ka theksuar se arrestimi dhe mbajtja e Nehat Thaçit është joligjore./Telegrafi/

Exit mobile version