Site icon Telegrafi

Dhurata feston ditëlindjen, e uron burri i saj (Foto)

Modelja e njohur, Dhurata Lipovica, ka marrë një urim nga burri i saj për ditëlindje.

Bukuroshja është e martuar me aktorin Fisnik Ademi, me të cilin disa muaj më parë festuan shtatëvjetorin e martesës.

“Urime ditëlindjen zemra ime e jetës. Faleminderit për dashurinë që ma dhuron çdo moment. Të dua përgjithmonë”, shkruan në urimin e aktorit.

Ndryshe, këtë fundjavë, Dhurata ishte pjesë e episodit të 103-të të hit-serialit komik “O Sa Mirë”.

Roli i saj ndërlidhej pikërisht me punën që ajo bën – modelimin, me ç’rast skena përfshinte njërën prej protagonisteve të serialit (Sasën), e cila dëshironte të bëhej modele.

Lexo po ashtu Episodi i 103-të i “O Sa Mirë”, Sasa si modele (Video)

Pjesë e serialit është edhe vet Fisnik Ademi, i cili luan rolin e Hetemit. /Telegrafi/

Exit mobile version