Telegrafi

Dhurata më e bukur për Krishtlindje: Heidi Klum i thotë po fejesës me të dashurin e ri

Heidi Klum mori një dhuratë të shkëlqyeshme për Krishtlindje.

Supermodelja dhe personaliteti televiziv ndau një fotografi të unazës së saj të re të fejesës në Twitter.

Imazhi tregon bukuroshen duke buzëqeshur së bashku me të fejuarin Tom Kaulitz me titullin “Unë i thashë PO”.

Biondina 45-vjeçare dhe muzikanti Kaulitz, 29 vjeç, janë në një lidhje të hapur tash e nëntë muaj.

Të dy kanë shfaqur shumë fotografi të përbashkëta në llogaritë e tyre të Instagram, duke përfshirë edhe mesazhe të ngrohta dashurore.

Kjo do të jetë martesa e dytë për Klumin, e cila u shkurorëzua në vitin 2012 pas gjashtë vjet martese.

Lexo po ashtu Lajmet rreth Heidi Klumit

Në të kaluarën, Klum tha se nuk po mendonte të martohej së shpejti. Ajo i tha Marie Claire në vitin 2013 për mundësinë e një martese “Ndoshta nëse jam me dikë për 15 apo 20 vjet dhe do ta bëj në moshën e vjetër si një gjë të bukur”. /Telegrafi/