Bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare, Dhurata Dora dhe reperët Azet dhe Zuna.
Treshja kanë publikuar këngën me titullin “Oeo” që është kompletuar edhe nga ana vizuale.
Për tekstin e këngës janë përkujdesur Azet, Zuna dhe Bim Bimma, ndërsa për miksimin dhe masterizimin Sir Jai.
Producent ekzekutiv i projektit është Jetmir Agaj, ndërkaq realizimi i videoklipit iu besua Fati.tv.
Kënga tashmë është publikuar në kanalin zyrtar në YouTube dhe padyshim do të mirëpritet nga fansat e tyre.
Theksojmë që krahas projekteve artistët gjatë kësaj periudhe mbesin të angazhuar edhe me mbrëmje muzikore. /Telegrafi/