Para disa muajve solli këngën e fundit që u bë një hit në skenën muzikore shqiptare.
Bëhet fjalë për Dhurata Dorën, e cila duket se nuk e ka ndërmend të përfundoj vitin pa e publikuar edhe një këngë.
https://www.youtube.com/watch?v=s5rJRYv2Vk4
Në fakt, gjersa po vazhdon të shijoj sukseset e video së këngës së fundit, “Jake Jake”, e cila deri më tani është shikuar mbi 38 milionë herë në YouTube.
Ajo ka postuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram që na bën të dyshojmë se është duke punuar në projektin e ri.
Bukuroshja shihet teksa merr poza në krah të disa bukurosheve gjera ka lënë edhe një mesazh.
“Çikat e mia” ka shkruar shkurtimisht zeshkania në rrjetet sociale duke mos dhënë më shumë detaje.
Ndryshe, Dora ka paralajmëruar edhe këngë të reja që do t’i publikojë gjatë vitit të ardhshëm kalendarik. /Telegrafi/