Telegrafi

Dhurata Dora me një tjetër bashkëpunim me Maitre Gims, publikon pjesë nga klipi i tyre i ri

Dhurata Dora (Foto: Instagram)

Dhurata Dora tashmë prej kohësh ka debutuar edhe në tregun muzikor ndërkombëtar falë bashkëpunimeve me disa nga emrat e njohur.

Një të tillë duket se do të sjellë së shpejti me artistin kongolez, Gims, emri i vërtetë i të cilit është Gandhi Bilel Djuna.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në Instagram, ndërsa prezanton disa pjesë nga klipi.

Dhurata Dora (Foto: Instagram)

Projekti duket të jetë ritmik veror dhe se është realizuar gjatë pushimeve që shijoi javë më parë në ishujt Maldive.

Lexo po ashtu Dhurata Dora nis xhirimet e klipit të ri, merr vëmendje me stilin e flokëve dhe paraqitjen atraktive

“Only You”, ka shkruar ajo referuar titullit të këngës së re.

Reagimet në hapësirën për komente kanë qenë të menjëhershme, fansat e të cilëve mezi po presin për këtë këngë.

Ky njëherësh nuk është bashkëpunimi i parë i Dorës me Maitre Gims, pasi në 2019 sollën “Te Quiero” së bashku me DJ Assad. /Telegrafi/