YouTube e ka publikuar listën me videoklipet më të shikuara të vitit 2019 të kësaj platforme në Francë.
Në këtë listë është përfshirë edhe këngëtarja shqiptare, Dhurata Dora, e cila me hitin e saj “Zemër”, na bashkëpunim me Soolking, është renditur në vend të pestë.
“Në këtë top-pesëshe thuajse ekskluzivisht urbane, ndodhet edhe hiti ndërkombëtar ‘Zemër’ nga këngëtarja shqiptare, Dhurata Dora, me artistin algjerian, Soolking”, shkruan në njoftimin e YouTube.
Vendin e parë në këtë renditje e ka fituar klipi i këngës “To DD” nga reperët PNL që ka grumbulluar në total 128 milionë shikime, të gjitha në Francë.
Hiti i Dhuratës që u publikua në prill, numëron deri më tani në total mbi 345 milionë shikime nga të gjitha vendet e botës, ndërsa në Francë ka arritur të zë vendin e pestë. /Telegrafi/