Telegrafi

Dhurata Dora mahnitëse në fotografitë e reja, vë në pah këmbët e saj atraktive

Foto: Dhurata Dora/Instagram

Këngëtarja Dhurata Dora, është shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e saj.

Ajo është gjithnjë aktive në muzikë me projekte të reja e koncerte të shumta.

Dhurata është mjaft e ndjekur nga fansat edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, ajo ka vendosur të publikojë në rrjetin social Instagram disa fotografi, ku shfaqet mjaft atraktive.

Në njërën prej pozave, ajo vë në pah këmbët e saj të gjata, duke e vërtetuar se ka një fizik të shkëlqyer.

“Shumë glamuroze për të dhënë një mallkim”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Ndërkohë, pëlqimet dhe komplimentet e shumta nga fansat në hapësirën për komente, nuk kanë munguar. /Telegrafi/