Telegrafi

Dhurata Dora ka një arsye më tepër për të qenë e lumtur, bukuroshja feston ditëlindjen e 26-të

Dhurata Dora është një ndër këngëtaret më të pëlqyera shqiptare.

Me zërin unik dhe me videot që ka sjell ndër vite, ka bërë për vete një numër të madh të fansave.

Ajo sot ka edhe një arsye më tepër për të festuar gjatë gjithë ditës dhe për këtë po merr urime të shumta.

Në fakt, sikur datën e sotme të para 24 vjetëve, këngëtarja erdhi në jetë një ditë para Krishtlindjeve.

“Është ditëlindja ime. Është ditëlindja ime”, ka shkruar ajo ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram.

Lexo po ashtu Këngëtarja bullgare kopjon hitin e Dhurata Dorës, "Jake, jake"

Së fundi, bukuroshja ka sjell këngën më të re të titulluar, “Qikat e mia”, e cila deri më tani mbi 3.2 milionë shikime në YouTube.

Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të reja gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/