Gjatë intervistës në emisionin “Zonë e Lirë” gazetari Arjan Çani e ka pyetur Dhuratën nëse i ka bërë buzët operacion.
Ajo ka theksuar se jo, nuk ka bërë operacion por vetëm një “filler” siç e quan ajo gjilpërën me mbushje Hyaluronic acid, e cila njihet si një substancë natyrale. “Se njerëzit krahasojnë foto kur kam qenë më parë.
Si ti përshembull që më parë ke qenë i trashë,”- i ka thënë Dhurata Dora Çanit. Pas të qeshurave të sallës Dhurata ka vijuar: “Nëse është diçka e keqe në shqip se di por unë e kisha që ke qenë i shëndoshë,”- ka vijuar Dhurata.
Ndërkohë me humor Çani ja ka kthyer: “Nuk ka gjë i trashë kam qenë Madje dhe emrin e kam pas Mazllëm po e kam ndryshuar,”-ka përfunduar Çani.