Site icon Telegrafi

Dhurata Dora i gëzohet suksesit të bashkëpunimit me Gims, për katër muaj kënga “Only You” arrin 60 milionë klikime në YouTube

Sukseset e Dhurata Dorës nuk kanë të ndalur, dhe një të tillë e ka arrit edhe së fundi.

Këngëtarja e njohur dhe shumë e suksesshme ka bërë të ditur se bashkëpunimi i saj me këngëtarin francez, Gims “Only You” ka grumbulluar mbi 60 milionë klikime në YouTube.

Projekti i dyshes së famshme u publikua në fund të muajit maj dhe brenda kësaj kohe të shkurtër ka arritur një sukses të tillë, të cilin Dhurata e ka ndarë me fansat përmes një InstaStory.

Foto: InstaStory

Ndërkohë, ky nuk ishte bashkëpunim i vetëm i këngëtares kosovare gjatë këtij viti, Dhurata në sezonin veror bashkoi forcat me reperin nga Shqipëria, Noizy.

Kënga “Mi Amor” ishte një tjetër sukses i saj duke u bërë një nga hitet më të dëgjuara gjatë sezonit që lamë pas.

Ndërkohë, aktualisht Dhurata ka vazhduar me koncerte dhe mbrëmje muzikore në diasporë. /Telegrafi/

Exit mobile version