Telegrafi

Dhurata Dora flet për përkrahjen e madhe që ia dhanë KAOS në fillim të karrierës (Video)

Lumi B dhe Dhurata Dora kanë qenë të ftuarit e radhës në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini.

Pas suksesit me këngën e fundit “Simpatia”, dyshja kanë rrëfyer plot detaje nga karriera e tyre si dhe planet që kanë për projektet e reja.

Dhurata në veçanti përmendi përkrahjen e madhe që i kanë dhënë Lumi dhe Vigani, të njohur për publikon si KAOS, në fillim të karrierës së saj.

Ajo ka bërë disa bashkëpunime me ta, ndërsa sot është njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera të skenës.

Intervistën e tyre mund ta ndiqni të plotë në videon më poshtë. /Telegrafi/