Telegrafi

Dhurata Dora feston suksesin e këngës “Only You” me 10 milionë klikime në Youtube

Dhurata Dora Foto: Instagram/dhuratadora

Ajo tashmë është bërë ndër artistet që po njihet edhe jashtë kufijve shqiptarë.

Fjala është për Dhurata Dorën, e cila përherë po mahnit ndjekësit me projektet e reja muzikore.

Së fundmi bukuroshja brune ka bashkëpunuar me artistin frances, Maitre Gims, duke mahnitur me vokalin.

“Only You”, mban titullin prodhimtaria muzikore, e cila për pesë ditë ka grumbulluar 10 milionë klikime në YouTube.

Po ashtu këngëtari është shprehur me komente pozitive ndaj Dorës, duke shtuar se dëshiron t’ia prezantojë Francës artisten.

Vlen të theksohet se kjo nuk është hera e parë që dyshja vijnë me një duet, por kësaj radhe ia bashkagjitën edhe një klip.

Që të dy morën vëmendje me paraqitjen, xhirime të cilat u kryen në Maldive. /Telegrafi/