Site icon Telegrafi

Dhurata dhe surpriza për ditëlindjen e Luanës (Foto)

Kur është fjala për dhurata e sidomos për lule, ajo e i ka festë 365 ditët e vitit, por 2 shtatori për Luana Vjollcën është dita në të cilën lulet dhe dhuratat janë të panumërta.

Sapo data ka shënuar 2 shtator, në profilin e Luana Vjollcës është postuar fotoja e parë që lajmëron ditëlindjen e saj të 24-t: Një tortë me qirinj, e zbukuruar gjithandej me lule dhe me urimin “Edhe 100 vjeç Lule”.

Kështu, moderatorja e njohur e ekranit ka lajmëruar ditën e saj të veçantë. Menjëherë kanë vërshuar urimet dhe përgëzimet nga të gjithë fansat në profilet e saj.

Pas tortës, gjatë ditës nuk kanë munguar as banerat e shumtë të adhuruesve, pikturat, mesazhet e veçanta dhe dedikimet që i janë drejtuar me këtë rast Luanës.

Pak ditë më parë, Luana i bëri dhuratë vetes tatuazhin e radhës. Edhe pse nuk e tregoi cili ishte mesazhi që kishte përzgjedhur për tatoo, Luana këtë herë kishte zgjedhur të pikturonte gishtat e dorës. Ndonjë premtim në horizont me rastin e 24-vjetorit?






Exit mobile version