Kanë kaluar disa muaj prej se Dhurata Ahmetaj i ka munguar skenës muzikore, por këngëtarja heshtazi po punon në projekte të reja muzikore.
Ajo tashmë ka realizuar një këngë ritmike, të cilin do ta shoqërojë me videoklip.
Burimet e Telegrafit thonë se këngëtarja gjatë kësaj fundjave do të fillojë realizimin e videos muzikore të këngës.
Se si do të duket Dhurata në krijimtarinë e re muzikore, mbetet të shihet gjatë muajve të ardhshëm.
Ndryshe, pritet që kjo mos të jetë kënga e fundit për këtë vit, pasi që këngëtarja thuhet se po punon edhe në projekte tjera muzikore.
“Gabim” mban titullin një prej këngëve të fundit të Dhuratës që u realizua me videoklip dhe u pëlqye shumë nga fansat e saj. /Telegrafi/