Prokuroria Themelore Publike më herët publikoi informacione rreth hetimeve për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Alsat-M ka publikuar një video ku shihet se si 7 persona të arrestuar me kërkesë të PTHP-së janë nxjerrë para gjykatës dhe ju është shqiptuar vendimi: paraburgim.
Përndryshe, sipas nenit 384 të Kodit Penal, pas hetimeve me akuzë janë përballur 15 persona prej të cilëve shtatë janë të arrestuar dhe ndaj tyre do të merren masat e duhura. /Telegrafi/