Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve S.I., A.A., S.L. dhe A.S, pasi që në bashkëkryerje kanë dhunuar të dëmtuarën e mitur, të moshës 17 vjeçare.
“Sipas aktakuzës, të pandehurit S.I., A.A., S.L. dhe A.S., më 23 shkurt 2020, në fshatin Selishtë, komuna e Gjilanit, kanë dhunuar të dëmtuarën e mitur, të moshës 17 vjeçare, në atë mënyrë që fillimisht i pandehuri A.S., duke shfrytëzuar gjendjen e saj, me premtimin se do t’a martojë, kryen marrëdhënie seksuale me të, në shtëpinë e pa banuar të të pandehurit S.L., ku pas kësaj i njëjti iu ka thënë edhe të dëmtuarve A.A. dhe S.L., që të kryejnë marrëdhënie seksuale me të miturën.
Pas kësaj, të njëjtit e marrin të dëmtuarën për t’a dërguar në shtëpi, ku pasi afrohen afër shtëpisë së saj, zbresin nga vetura të pandehurit A.S., S.I., S.L. dhe e mitura, me ç’rast përsëri duke shfrytëzuar pozitën e saj kryejnë marrëdhënie seksuale me të, të cilët më pas identifikohen dhe arrestohen”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Me këto veprime, të pandehurit e sipërshënuar, në bashkëveprim kanë kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’, nga neni 227 paragrafi 4 nënparagrafi 4.6 dhe 4.8, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/