Site icon Telegrafi

Dhunoi një 16-vjeçare, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj një personi në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se  ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit E.H., për shkak të veprës penale ‘’Dhunimi’’, nga neni 227 paragrafi 4 nën paragrafi 6, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri E.H., më 13 prill 2020, rreth orës 11:oo, në një shtëpi të pabanuar në dalje të komunës së Vitisë, ka dhunuar të dëmtuarën e mitur nën moshën 16 vjeçare, në atë mënyrë që pasi njoftohen përmes rrjetit social ‘’Snapchat’’, duke shfrytëzuar pozitën e saj dhe nën premtimin se do të martohet me të, ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën edhe përkundër faktit se e njëjta kishte refuzuar, transmeton Telegrafi.

Sipas kërkesës së prokurorisë, i pandehuri E.H., gjendet nën masën e paraburgimit që nga data 17 prill 2020./Telegrafi/

Exit mobile version